Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi konfirmoi zyrtarisht pesë raste të llojit Omikron të koronavirusit.
“Të gjithë të infektuarit me Omikron janë në gjendje shëndetësore të përgjithshme të mirë kanë simptoma të lehta”, thuhet në njoftim.
Dyshimi i parë u konstatua në fillim të dhjetorit, e pas kësaj të gjitha kontaktet e tyre u vendosën në izolim.