Mjeku Gentian Huti, ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tha se Omicron mund të ketë qarkulluar prej disa javësh në vendin tonë. Mjeku theksoi se në krahasim me vitin e kaluar, pacientët kanë shenja klinike më të lehta dhe vdekshmëria është më e ulët.
“E vetmja gjë që rekomandoj deri tani është qetësia dhe mos lëvizja e të sëmurit. Në fazën e parë të sëmundjes, faza e rrugë të sipërmeve respiratore mund të bësh lëvizje pa u sforcuar. Kur ka prekje të mushkërive nuk rekomandoj asnjë lloj aktiviteti fizik që e sforcon sëmundjen. Kjo është arsyeja sepse Covid-19 nuk është një sëmundje e mushkërive por e gjithë organizmit.
Mendoj se Omicron mund të ketë ditë në vendin tonë. Kam kaluar para tre javësh Omicron se kam pasur kontakt me një mik që kishte Omicron. Është një virus që ka një virulencë të madhe, përhapja është shumë e shpejtë. Thuhet se ka gravitet jo si variantet e tjera, por realisht në spital vijnë në gjendje mbi mesataren. Nuk e di nëse janë Omicron ose jo, por rastet janë shtuar. Numri i pacientëve për shtrim është shtuar shumë.
Sa i përket përdorimit të remdesivirit, ai tha: “Ka shumë studime që e përjashtojnë mundësinë e përdorimit të remdesivirit. Unë mendoj se çdo lloj protokolli zbatohet për një vend të caktuar. Për këtë ka shumë kundërshti, nuk është se ka një studim të caktuar që thotë se nuk duhet përdorur. Në Evropë nuk rekomandohet shumë. Për mua ka dhënë efekte spektakolare për sa i takon sëmundjes pro gjithmonë nëse përdoret në kohën e duhur.”/abcnews