Numri i rasteve ditore në Greqi është në një kulm alarmant, pasi sot shënoi një tjetër rekord. Rastet e reja me koronavirus në vendin fqinj në 24 orët e fundit arritën në 35.580.

Gjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 72 vdekje. 636 pacientë janë të intubuar.
Nga totali i rasteve, 15.713 ndodhen në Atikë (12.848 dje) dhe 3.997 në Selanik (3.496 dje). Dje u regjistruan 28.828 raste, të martën 21.657, që do të thotë se nga dita në ditë numri vetëm po rritet.