Meridiani ka zgjedhur që orët e para të mëngjesit t’i kalojë duke biseduar me Pajtimin lidhur me marrëdhënien e tij me Sarën.
“E kam lënë Sarën të vendosë për çdo gjë. Unë e kam shprehur pëlqimin tim dhe kjo është e qartë. Por edhe unë nuk jam thjesht sa për të kaluar. Jam bërë kameleoni në këtë lidhje”,- tha ai.
Nga ana tjetër Meridiani e mbështeti duke i sqaruar se ai është përpjekur të jetë shumë i qartë në ndjenjat e tij dhe se të paktën nuk po lëndon askënd me sjelljen apo veprimet e tij.