Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Gazmend Oketa jep një parashikim interesant për atë se si do zgjidhet situata në Partinë Demokratike. I ftuar në emisioni “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, Oketa thga se nisur nga e gjithë kjo situatë, edhe sikur Basha të mbajë vulën, logon dhe të ketë mbështetjen nga ambasadorët, ai një ditë do japë dorëheqjen. Por sipas tij, kriza më pas kalon te Sali Berisha, sepse e ardhmja e PD nuk është Sali Berisha. Më poshtë një pjesë e prononcimit të Gazmend Oketës.
Zoti Oketa cili është parashikimi jua për atë që pritet të ndodhë në PD? Si do zgjidhet kjo krizë?
Nëse do isha në pozitën e Lulzim Bashës nuk do rrija kurrë në krye të PD. Jo amsbadorët por edhe presidentit i SHBA të më vine në zyrë unë do largioehsha. Po flas me norma dhe parime. Ambasadorët nuk të bëjnë kryetar dhe nuk të mbajnë kryetar. Por ama kam një pyetje: A i takon dot Berisha ambasadorët? A shkojnë ambasadorët te Berisha edhe nëse ai i thërret? Skenari im është, sepse unë kam natyrën time optimiste. Nuk e ngarkoj veten me emocione negative. Duke besuar edhe te ajo pak fije ndërgjegje që do ti ketë mbetur zotit Basha do vij një moment që kjo histori do mbarojë. Marrim variantin që Basha e mban me firmë dhe me vulë me çelsa dhe me brava dhe me ambasadorë. Problemi është se do ti duhet të përballet me demokratët nëpër qytete. Detyrimisht duhet të dalë dhe duhet të lëvizë.
Gjykoj se nuk e gëzon këtë mundësi dhe këtë kapacitet. Në cilëinë e kryetarit të Partisë Demokrarike Lulzim Basha të gjithë investimin e tij e ka bërë nga shtëpia në zyrë, në telefon me zotin Berisha dhe kanë qenë bashkë. Nuk ka ruajtur as raporte humane me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Dhe të ketë njerëz që vërtetë besojnë te ai. Lider nuk është se të vendosin një kurorë por të vënë një përgjegjësi. Dhe këto marrëdhënie nuk i ka ruajtur.
Po të shikosh në këto tetë vite janë ndërruar tre kaëtr sekretarë për marrëdhëniet me jashtë. Hajde dikush me bujë të madhe dhe pas tre muajsh askush nuke di se çfarë është. Ky është variant që do ta detyroj zotin Basha të dorëhiqet. Nëse zoti Basha dorëhiqet problemi në gjykimin tim transferohet te zoti Berisha. Problemi i non gratës, problemi i marrëdhënies së zotit Berisha me trupin diplomatik sjellin një krizë tjetër. Sali Berisha nuk është e ardhmja e PD.
Ishit ju në kuvendin e datës 11?
Po isha sepse jam pjesë e forumeve. Nuk kam votuar as për njërin e as për tjetrin. Kam deklaruar që para se të shkoja se jam për largimin e zoti Basha. Ama nuk jam dakord me atë që ta etiketojmë zotin Basha se çfarë na vjen në mend. Thjesht zoti Basha nuk është për atë vend pune.
Po a qenë zoti Basha që ka etiketuar?
Jo. Basha përpara 25 prillit ka thënë se qeverisja ime e ardhshme nuk do ketë asnjë nga zyrtarët e mëpërshëm. Por do ketë njerëz me integritet dhe profesionsitë. Zoti Basha po më tregon mua integritetin. Të paktën zoti Basha nuk ma tregon dot mua. E ka thënë përpara 25 prillit dhe kjo shprehje nuk i kalon nën hundë zoti Berisha.
Berisha ka deklaruar se ka bërë gabim që nuk u kthye në vitin 2017.
Po si qenka kjo bëra gabim këtu, bëra gabim atje. Megjithatë unë nuk jam që zoti Basha tani ti heqim emrin, foton dhe gjithçka. Të mos e bëjmë Bashën një Mehmet Sheh të dytë. Ajo shprehja se Mehmeti e ka bërë me kokën e vet se Enveri nuk dinte gjë nuk mund të aplikohet në vittin 2021.