Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon mbledhje me Krysinë e PD, pritet që ish-kryeministri Sali Berisha të shkojë në selinë blu.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, janë të shumtë njerëzit që qëndrojnë përpara selisë. Kryedemokrati para se të niste mbledhjen me Kryesinë tha se nuk e njeh referendumin e Berishën për ta shkarkuar. Sakaq, Berisha pritet të shkojë tek selia e PD për të shpallur rezultatin e referendumit për shkarkimin e Bashës.