Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më 12 dhjetor, Partia Demokratike ka njoftuar datën kur do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi bën me dije se mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi