Prezantuesja e programit të dashurisë “Për’puthen” , Bora Zemani, është rikthyer sot pas një problemi shëndetësor.
Ajo u operua nga apendesiti dhe e prezantoi emisionin ulur.
“U desh të kaloja një ndërhyrje kirurgjikale, jemi prapë bashkë në “Për’puthen” për të përjetuar emocione të bukura. “,- tha ajo.
Më pas Albi dhe Bruno i çojnë tortë për ditëlindjen e djalit të saj Arborit dhe Bora u përlot.
Ajo tha se nuk ishte gati për të përballuar këto emocione.
View this post on Instagram