Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bashkë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u takuan ditën e sotme në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me përfaqësues të Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar.

Ky takim vjen për të adresuar kërkesën e tyre pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, si dhe në proces të dëgjesave për hartimin e skemave mbështetëse kombëtare në bujqësi, për vitin 2022.

Në takim u diskutua gjatë mbi qasjen e duhur për mbështetjen ndaj rritjes së prodhimit dhe eksportit dhe ministrja Krifca siguroi se kështu do të vazhdohet të dialogohet me ta edhe me grupet e tjera të interesit, deri në vendimmarrjen e duhur.