Pas më shumë se 2 orë e 30 minuta ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokiratike. Në mbledhjen e nisur pak pas orës 18:00 Alibeaj ka propozuar që ne strukturat qendrore te mos jene individët non grata. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e jetë ku Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë.
Në këtë mbledhje është ngritur Komisioni i Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.
Gjithashtu, një tjetër vendim ka të bëjë me rënien e disa kompetencave të kryetarit. Sakaq, pjesë e diskutimeve është edhe Kuvendi Kombëtar, që pritet të mbahet nesër.
Nga ana tjetër, Referendumi i marrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, nuk do të njihet nga kryedemokrati Lulzim Basha, pasi ky i fundit e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si anti-statutor.