Si pasojë e përmbytjeve në shumë zona të Fierit, ka pasur probleme me furnizimin e qyetarëve me ujë të pijshëm.
Drejtori i ujësjellësit Fier Petrit Kanani tha se kërkohet mirëkuptimi nga ana e qytetarëve pasi po punohet për normalizimin e situatës.
“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për reduktimin që do të kemi në furnizimin e tyre dhe mospasje të furnizimit të ujit.Sot ka pasur furnizim të reduktuar, kjo situatë ka ndodhur për shkak të përmbytjes nga Vjosa dhe preku edhe ujësjellësin ose burimin kryesor të ujësjellësit në Kafaraj.
Jemi në gadishmëri të plotë që menjëherë me tërheqjen e lumit Vjosa të nisë pastrimi i të gjithë puseve dhe të fillojmë normalizimin e situatës dhe për furnizimin me ujë të qytetarëve të Fierit”, tha ai.