Përplasja Berisha-Basha ka arritur kulmin, ku po thonë ndaj njëri tjetrit fakte-akuza shumë të rënda që më parë janë botuar edhe në media, por qe asokohe i pergenjeshtronin. Pikërisht për këtë arsye, duke iu referuar disa prej akuzave që Berisha e Basha bëjnë ndaj njëri tjetrit, ka ironizuar botuesi i TEMA, Mero Baze.
Me anë të një reagimi në Facebook, duke lënë të kuptohet që Basha e Berisha po përdorin kundër njëri tjetrit ato që ai ka botuar më herët në TEMA, shkruan me ironi: Duhet të mbyll arkivën e gazetës Tema onlinë pasi këta më kanë vjedh gjithë shkrimet dhe po i përdorin kundër njëri tjetrit. Unë i kam bërë për të mirën e PD jo për “sherr brenda familjes”.