Alban Daci /
Foltorja online në SHBA më ngjan sikur Enver Hoxha në kohën e vet të bënte një të tillë me shqiptarët atje në kohën e Regjimit e tu thoshte hajdeni se atje po jetoni në varfëri dhe jo në një vend demokratik! Po këto shqiptar kaq shumë të dashur me liderin dhe me unin, përse asnjëri prej tyre nuk i la SHBA-t për t’u kthyer në Shqipëri?! Ose sikur Putin të bëj një foltore online me Rusët e SHBA duke u bër thirrje se demokracia e vërtetë është ajo në Moskë dhe ai është lideri i së ardhmes!
Kam besim se PD dhe Shqipëria ka akoma qytetarë të vetëdijshëm që të ndajnë të ardhmen me të kaluarën e të mos bien viktima të demagogjisë dhe propagandës që bëhen në emër të demokracisë por me figura e me mjete autoritare! Sa keq që vjen për Fidel Kastron i cili vdiq para se interneti t’i jepte një mundësi edhe atij që të bënte një foltore online me Opozitë e Kubës që jetonte në SHBA! Edhe foltorja e Kastros jam i sigurt se do të kishte shumë suskes!
Po mbledhjet e NATO dhe vizitat zyrtare këta të po online do i bëjnë? Po vizitën në Shtëpinë e Bardhë do e bëjnë me video e 3D siç aplikohet për vizitat virtuale në muzet modern? Me sa duket qëllimi kësaj foltorje nga takime me qytetarët në Shqipëri, në nivel ndërkombëtar do të mbetet vetëm një entitet virtual? Të paktën pas 11 dhjetorit të kenë guximin e t’i vendosnin një emër që t’i shërbej ndonjë kauzë reale si sensibilizim virtual, sepse në realitet ka mbaruar koha për ta!
Shqipëria nuk ka më kohë të humb me të kaluarën, por duhet seriozisht të merret me të ardhmen dhe pa SHBA nuk ka të ardhme! Ne duhet t’u jemi mirënjohës SHBA që janë kaq shumë të duruar mr në dhe po ashtu që kan kaq shumë vëmendje dhe interes ndaj nesh! Rrethanat historike e gjeopolitike na e kanë mundësuar këtë privilegj dhe nuk mund ta humbim kurrësesi!