Ditën e sotme Sali Berisha i shoqëruar me një grup guerilsash tentoi të marrë selinë e Partisë Demokratike. Për herë të tretë ai ka provuar të hyjë me forcë për të nxjerrë jashtë funksionarët aktualë të Partisë Demokratike. Gazetari Mero Baze ka publikuar në Facebook pamjet e personit që ra në sy duke shkelmuar dyert e brendshme deri në shpartallim të tyre. Personi i përdorur për këtë është Fatjon Dauti, një individ me të shkuar kriminale nën shoqërinë edhe të ish- ministrit demokrat, Flamur Noka.
Shikoni ish Ministrin e Brendshem të PD nën shoqërinë e personave të dënuar në Angli që thyejnë dyer. Këta pretendojnë të jenë e ardhmja e PD.- shkruan Baze.