Futbollisti i Real Madridit, Isco Alarcón, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 sot dhe nuk do të jetë në listën për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.
Spanjolli u izolua në shtëpinë e tij të shtunën si masë paraprake, pavarësisht se rezultoi negativ, pasi fëmijët e tij shfaqën simptoma të ftohjes.
Sot, Isco mori konfirmimin se është infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Express.
Kështu, ai bëhet futbollisti i tetë i Real Madridi që infektohet me koronavirus.
Modric, Marcelo, Lunin, Rodrygo, Asensio, Bale dhe Davide Ancelotti janë të prekurit me koronavirus te “Los Blancos”.