Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar punonjësit e emergjencave të qytetit të Tiranës dhe të policisë bashkiake e asaj të shtetit për punën e bërë gjatë gjithë natës për të shmangur problematikat. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u kërkon qytetarëve që për çdo emergjencë të telefonojnë në nr.112.
“Mirënjohje për kolegët e emergjencave të qytetit të Tiranës, Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake, që e kaluan natën në terren, për të shmangur në kohë çdo problematikë me reshjet e dendura të shiut. Faleminderit qytetarëve për durimin e mirëkuptimin. Telefononi 112 për çdo emergjencë! FORCA”, thekson Veliaj.
Falë rehabilitimit të Lumit të Tiranës, dhe pastrimit të kanaleve kulluese para fillimit të sezonit të shirave, Kryeqyteti prej 5 vitesh ka shpëtuar nga përmbytjet.