Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton sot se reshjet kanë pushuar në të gjithë vendin dhe se qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset rrugore.

Po ashtu, ARRSH njofton se të gjitha struktura kanë qenë në terren për kontrollin e rrugëve si dhe shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat.

“Gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta dhe për zgjerimet anësore të rrugës. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset”, njofton ARRSH.