Kryeministri Edi Rama, teksa foli për ato që i konsidero ‘projektet e mëdha’, u ndal te aeroporti i Kukësit për të cilin tha se do të jetë plotësisht funksional deri maksimumi në pranverën e 2022. Po ashtu Rama foli edhe për një Program Kombëtar Strehimi për familjet në nevojë dhe se nëpërmjet tij do ë trajtohen edhe ato familje që i prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Tiranës.
“Kemi kantierin e aeroporti të Vlorës që ka nisur, jem afër finalizimit ët marrëveshjeve ët rëndësishme të fluturimeve për aeroportin e Kukësit. Besoj që maksimumi në pranverë, aeroporti i Kukësit do të jetë funksional me fluturime me kosto të ulët. Kemi ulje drastike të çmimeve në aeroportin e Tiranës, kjo si rezultat i kalimit të administrimit të aeroportit në duar shqiptarësh. Kemi gati planin e ndërtimit të terminalit të dytë dhe zgjatjen e pistës. Janë hapur dy lote të reja të Unazës së Tiranës, kemi një çështje sociale me një numër jo të vogël banesash që duhen prishur. Sot kemi kapacitetet dijen dhe besimin për një program të ri kombëtar strehimi. Këto vepra që flasin vetë me standarde krejt të reja urbanistike dhe sigurie, na japin mundësinë që do të angazhohemi me program të ri kombëtar me strehimin. Nuk do presim të bjeri tërmet për të ndihmuar familjet që kanë nevojë për strehim, kuptohet me skema familjare shumë të lehta për familjet në nevojë dhe çiftet e reja. Të gjitha banesat që do jenë pjesë prishjes për unazën do të trajtohen me këtë program. Familjeve të këtyre banesave do t’i japim bonusin e qirasë dhe kontrata apo angazhimi për t’i pajisur me banesa të reja sociale”, tha ai.
Home Lajme Aktualitet Rama: Aeroporti i Kukësit, plotësisht funksional maksimumi deri në pranverë! Program Kombëtar...