Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga apartamentet e reja të ndërtuara në kuadër të Programit të Rindërtimit për familjet që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
Rama shprehet se 96 familje do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.
“MIRËMËNGJES, dhe me shtëpitë e reja të 96 familjeve Lezhjane, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shprehet Rama krahas pamjeve nga banesat e ndërtuara.
Rreth dy javë më parë Bashkia Lezhë nisi fazën e parë të shorteut për familjet e prekura nga tërmeti, të cilët pas dy vitesh në banesa me qera do gëzojnë banesat e tyre të reja në këtë fundvit.