Tashmë ka trokitur në derën e Real Madridit oferta e parë për Eden Hazard.

Sipas El Nacional, West Ham United është klubi më i interesuar për sulmuesin dhe ka ofruar 25 milionë euro.

Por, kjo ofertë është kthyer prapa pasi Florentino Perez dëshiron së paku 50 milionë euro për belgun.

Hazard ka dështuar në Madrid, lëndimet nuk e kanë lënë rehat që nga dita e parë që u transferua nga Chelsea në vitin 2019 dhe po e mendon largimin nga “Santiago Bernabeu”.