Kjo e shtunë ka qenë një ditë dinamike për anëtarët e Partisë Demokratike.
Të ndarë në dy kampe, një pjesë e tyre ka qenë e pranishme në Kuvendin Kombëtar të thërritur nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe një pjesë tjetër, në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, të thërritur nga Berisha.
Fill pas përfundimit të këtyre dy aktiviteteve, ish-kryeministri Sali Berisha, ka paralajmëruar mbajtjen e një konference në orën 20:00. Kjo konferencë për mediat, do të mbahet në selinë blu. Nuk ka raportime mbi tematikën që do të diskutohet, por mendohet se ka të bëjë me zhvillimet e ditës së sotme.