Britania ka regjistruar një tjetër rekord të rasteve me koronavirus.
Në 24 orë janë identifikuar 119, 789 raste të reja , ndërsa kanë humbur jetën 147 pacientë.
Rritja e shtrimeve në spital është bërë shumë shqetësuese, ndërsa mjekët janë vendosur në presion.
Kryeministri britanik Boris Johnson, gjithashtu ndodhet në presion për shqyrtimin e masave, pasi me rritjen e të prekurve ekspertët kërkojnë masa emergjente.
Ndërkohë kryeqyteti britanik për përballet me një përhapje të lartë të rasteve të prekur nga Omicron.
Por sipas autoriteteve shëndetësore , personat e prekur nga Omicron kanë simptoma më të lehta.