Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 4036 raste të reja. Ndërkohe shqetësues mbetet numri i viktimave që ka pësuar një rritje në 24 orët e fundit.
Ministria bën me dije se 79 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin. Ndërkohë që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 20 429 vdekje.