Për ambjentin dhe për kafshët aktori i njohur, Leonardo di Caprio do të bënte gjithçka edhe të hidhej në një liqen të ngrirë për të shpëtuar qentë e tij, dy Husky siberian.

Aktori më ambjentalist në Hollywood ka dhënë sërish prova për kurajon dhe zemrën e tij të madhe. Gjatë xhirimeve të filimit, “Don’t Look Up” aktori kishte marrë me vete dhe 2 qentë e tij, kur padashur njëri prej tyre ka rënë në liqenin e ngrirë.

47-vjeçari nuk nguroi për asnjë moment dhe u hodh në liqen për ta nxjerrë jashtë.

“Hynë të dy në ujë, njëri prej tyre ra padashje, ndërsa tjetri i qëndronte afër e lëpinte dhe u hodh në ujë, ndërsa unë nuk dija se çfarë bëhej në të tilla situata kështu që u hodha dhe unë në liqen. Duke jetuar në Kaliforni nuk e kisha idenë se çfarë do të thoshte një liqen i ngrirë”.- ka treguar aktori në një intervistë për ‘Entertainment Weekly’.