Vazhdon mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike e nisur prej orës 18:00. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se deputeti Ervin Salianji gjatë mbledhjes e ka konsideruar të papranueshme që drejtues të lartë dhe deputetë të PD ishin në një takim ku sulmohen përfaqësuesit e SHBA-ve.

Salianji: E papranueshme qe drejtues të larte dhe deputete te PD jane ne nje takim ku sulmohen perfaqesuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet te leme marrëzinë të marre dhene. Sot u tentua krijimi i nje partie qe kerkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar.

Ne jemi ne anën e duhur të historise, jemi ne anen e drejte duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokrateve, asnje parti nuk fiton dot pa partneritetin me Shba, nuk duhet keqperdorur deshperimi i drejte qe dha situata pas 25 Prillit”.