Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi krijimin e një nisme presidenciale për mbrojtjen e demokracisë, në samitin e parë virtual global kushtuar kësaj teme. Plani parashikon vënien në dispozicion të 424,4 milionë dollarëve globalisht për t’u fokusuar në pesë fusha vendimtare për transparencën dhe llogaridhënien e atyre që qeverisin:
- mbështetjen e mediave të lira dhe të pavarura,
- luftën kundër korrupsionit,
- mbështetjen e reformatorëve demokratë,
- zhvillimin e teknologjisë për demokracinë,
- mbrojtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira si edhe proceset politike.
- ”Ne duhet të veprojmë kundër autoritarizmave dhe të mbrojmë të drejtat e njeriut”, theksoi Joe Biden duke hapur samitin për demokracinë.
Lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat e njeriut do të jenë ndër prioritetet e administratës Biden në samitin për demokracinë.