Varianti i ri i koronavirusit, i quajtur Omicron ka arritur edhe në Serbi.
Omicroni është konfirmuar tek një person i ardhur nga Botsvana, i cili ka hyrë në Serbi me test negativ PCR.
Testet e kontrollit konfirmuan se personi ishte pozitiv për llojin Omicron, raporton b92.
Para se të regjistrohej në Serbi, Omicron ishte regjistruar edhe në shtetet fqinje Kroaci, Mal të Zi dhe Rumani.
Theksojmë se në Kosovë ende nuk është regjistruar një rast me këtë variant të virusit.
Ndryshe, Omicorni fillimisht u regjistrua në Afrikën e Jugut dhe deri më tani është shfaqur në më shumë se 40 vende të botës.