Që prej largimit të Pm nga shtëpia, Sarah e ka ndjerë pa fund mungesën e tij, dhe duket se nuk po kalon ditë të mira. Së fundmi, ajo u bë “shkak” i një diskutimi mes çiftit Donald-Beatrix. “Desh më hoqi qafe për ty. Më hodhi përtoke mua për ty!”- tha Beatrix teksa Donaldi u shpreh se thjesht i kërkoi mos t’i flasë keq Sarës.

Sarah u mundua të bindte Beatrixën se Donaldi thjesht do që ato të shkojnë mirë, e u duk se nuk e përjetoi keq diskutimin. Por pak pas kësaj, ajo ka shpërthyer në lot, krejt papritur.

Ndaj disa nga banorët janë kujdesur për të, mes tyre edhe Donaldi. Ai dhe Antonela e pyetën pêr arsyen por Sarah refuzoi të tregonte, duke thënë vetëm: “Për gjërat e mia”. “Isha e mërzitur por tani jam shumë mirë”,-tha Sarah, teksa Antonela dhe Donaldi përpiqeshin ta qetësonin.