Mg Londra (Inghilterra) 23/11/2021 - Champions League / Chelsea-Juventus / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Matthijs de Ligt

Matthijs de Ligt është transferuar tek Juventus në verën e 2019-ës për 75 milionë euro. Kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2024, por muajt e ardhshëm mund të jenë të fundit për holandezin në Torino.

Deklaratat e fundit të menaxherit të tij, Mino Raiola, nuk lënë hapësira për interpretime: “Është gati për një hap të ri, e di edhe ai”.

Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë skuadrat favorite për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

Sipas Todofichajes, katalanasit janë vënë në lëvizje për të arritur tek ylli i Zonjës, i cili duket se ka dhënë miratimin e tij për t’u transferuar në Camp Nou.

Blaugranat janë të gatshëm të ofrojnë dy lojtarë për De Ligt. Emrat janë ato të Lenglet, mbrojtës francez 26 vjeç, dhe Memphish Depay, sulmues holandez 27 vjeç, i cili është ndjekur nga bardhezinjtë para se të shkonte në Katalonjë.

Gjithsesi, ka pak mundësi që klubi i Andrea Agnelli-t ta pranojë këtë shkëmbim. Për shkak të problemeve financiare, torinezët do të hiqnin dorë nga De Ligt vetëm para një oferte të lartë në para.