Lista e rrogave me shumë mundësi është nxjerrë nga ata që nxorrën listën e “patronazhistëve”, duke vërtetuar kështu se pas kësaj lëvizje mund të qendrojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Ky fakt është pranuar nga Armand Shkullaku në “Opinion”.
Ai tha se ata e dinin që kjo listë ekzistonte prje muajsh.
“Ata që e nxorrën tabelën e patronazhistëve kanë nxjerrë edhe listën e rrogave”, tha Shkullaku.
Edhe Andi Bushati e ka pranuar këtë gjë.
“Ku ne denoncuam patronazhistët, e dinim që ekzistonte dhe lista e rrogave”, tha Bushati.
Kujtojmë që Shkullaku dhe Bushati publikuan listën e patronazhistëve.
Dhe dihet me kë ata kanë lidhje politike.