Administratori i Postës Shqiptare, Ervin Bushati bën me dije për qytetarët se edhe në ditët e festave ky institucion do punojë me orare të zgjatura për të shpërndarë pensionistët dhe shtresat në nevojë që do marrin shpërblimin e fundivtit të dhënë nga qeveria shqiptare.

“Posta shqiptare do jetë në dispozicion, në këto ditë për të bërë shpërndarjen, do punojmë edhe me afate të zgjatura. Ky sezon festash dhe gëzimesh familjare urojmë të shkojë sa më mbarë”, u shpreh Bushati. (Lexo.al)