Omicron po pushton Anglinë dhe deri tani janë anuluar 3 ndeshje të Premier League, situatë kjo që po shqetëson shumë klubet angleze, për shkak të rasteve të reja të infektuar në radhët e ekipeve.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur për këtë situatë ku iu ka bërë thirrje të gjitha klubeve të Premier Leagues që të tregojnë kujdes dhe të jenë më transparent, duke treguar se cilët janë lojtarët e infektuar.

“Përkrahni plotësisht masat e reja. Të testohesh çdo ditë dhe para ndeshjeve është absolutisht normale. Unë jam këtu më herët se shumica e lojtarëve, testohem dhe më pas kthehemi në makinë. Kur është negativ, lejohet të hyjë sërish. Dje ishim të gjithë këtu dhe shpresoj të ndodhë e njëjta gjë edhe sot. Jemi të shqetësuar, por bëjmë atë që mundemi. Çështja e vaksinimit është çështje solidariteti, besnikërie dhe bashkimi, të gjitha klubet duhet ta bëjnë këtë gjë”, tha tekniku në një konferencë për shtyp.