21 Dhjetor, Tiranë- Emanueli është fëmija i nëntë i familjes Suka nga Dukagjini I Shkodrës, i cili sapo ka ardhur në jetë i shëndetshëm në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka vizituar nënën dhe bebin, teksa ka falenderuar edhe stafin mjekësor për punën dhe shërbimin shembullor.
Manastirliu i ka dorëzuar gjithashtu edhe çekun e bebes 120,000 lekë, që familja përfiton nga ardhja në jetë e fëmijës së nëntë.
Janë rreth 40 mijë fëmijë që kanë përfituar bonusin e bebes gjatë këtij viti, ndërsa nga Janari 2019, vit kur nisi ky program universal i qeverisë, janë mbështetur 111,725 fëmijë.