Roma humbi në shtëpi ndaj Interit me rezultatin 0-3. Në përfunim të sfidës ka folur dhe trajneri i verdhekuqve, Zhose Murinjo.

Për kanalin zyrtar të klubit portugezi pranoi supremacinë e zikaltërve ndaj ekipit të tij.

“Interi është më i fortë se ne. Po flasim për një skuadër që ishte 29 pikë sipër nesh vjet. Në kushte normale ata janë më të fortë se ne. Kishim shumë mungesa. Ishte e rëndësishme të shënonim në shanset e vetme që kishim. Pa sulmues nuk mund të bënim më keq se kaq. Skuadra më e fortë fitoi. Ne jemi ekipi më i padisiplinuar, dukeshim si një ekip kasapësh”.