Një debat i nisur thuajse 1 javë më parë ka vijuar edhe pasditen e djeshme në Big Brother VIP. Ka qenë Antonela dhe Arjola të cilat nuk i kanë kursyer ironitë dhe akuzat ndaj njëra-tjetrës. Një tentativë në dukje për sqarim ka rindezur sërish gjakrat mes dyshes.

DEBATI:

Antonela: Dua të më sqarosh nëse vërtet mendon se unë ta kam prishur të falurën ty

Arjola: Ti nuk di të dëgjosh, të kam thënë 1000 herë që nuk ta thash me atë kuptim. Ta thash vetëm që të kuptoje që toni i lartë i zërit nuk është vetëm prej meje në këtë shtëpi

Antonela: Unë nuk të akuzova ty vetëm për zërin por problemin e kisha më shumë me termat e përdorura

Arjola: Ku e ke ti problemin me termat? Unë nuk tu drejtova ty, kam folur me miqtë e mi dhe ti nuk ke pse ofendohesh fare

Antonela: Ti sorrë, që na akuzon që të prishkemi faljen

Arjola: Nuk jam sorrë, jam shqiponjë

Antonela: Ama i ke flatrat e thyer

Arjola: Nëse shikon fasho atëherë po, unë fasho dhe allçi nuk kam. Mua në fakt më thërrasin bishë malesh.