“Big Brother Vip” u bë shumë shpejt ndër programet më të ndjekura dhe ngjarjet dhe personazhet e tij kanë përfshirë shumë njerëz, që i përjetojnë dramatikisht situatat.
Të shumta kanë qenë rastet kur banorët e shtëpisë, por jo vetëm, prezantuesja e opinionistët marrinn komente negative, disa herë edhe në ekstrem. Ndër të tjera, nuk mungojnë as mesazhet kërcënuese apo mallkimet nëpër mesazhet private.
Së fundi, “viktimë” e këtij fenomeni është bërë moderatorja Arbana Osmani.
Ajo ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.
“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.