Lajm i keq për skuadrën e Spezias, Rey Manaj infektohet me COVID-19. Këtë e ka bërë me dije vetë klubi nga Liguria, teksa me anë të një komunikate zyrtare njofton se tre lojtarë janë evidentuar të jenë pozitivë pas tamponave të kryera, ku midis tyre është dhe sulmuesi lushnjar.

Përveç ish-lojtarit të Interit dhe Barcelonës të infektuar rezultojnë dhe Petko Hristov dhe Mbala Nzola. Të tre lojtarët janë totalisht asimptomatikë. Kjo bën që Manaj të humbë ndeshjen e 6 janarit kundër Veronës.