Deputeti Edi Paloka ka reaguar për takimin që po zhvillon sot kryedemokrati Lulzim Basha me ambasadorët e huaj në vendin tonë.
Duke ‘thumbuar’ Bashën, Paloka shkruan në një postim në rrjetet sociale se sikur të angazhohej kaq shumë sa për mbrojtjen e karriges së tij, edhe për të mbrojtur zgjedhjet apo denoncuar masakrën zgjedhore, të paktën do i kishte bërë një shërbim demokratëve.
“Ty mbase të bën punë një parti-shoqatë në opozitë prandaj lufton kaq fort për vulën, po si mund ta pranojnë këtë ata demokratë që prej më shumë se 8 vitesh janë nën dhunën dhe persekutimin e Ramës ?!
Tani po lufton të mbash vulën sepse justifikimin për humbjen e rradhës e ke gjetur : “Prapë fajin e ka Saliu””, shprehet Paloka.
Postimi nga Edi Paloka:
Sikur te angazhoheshe kaq shume sa po angazhohesh per te mbrojtur vulen e karrigen tende edhe per te mbrojtur zgjedhjet dhe denoncuar “masakren zgjedhore” , do ju kishe bere te pakten nje sherbim demokrateve !
Seriozisht e ke qe mendon se mund te qendrosh ne krye te demokrateve me ndihmen e policise se Rames dhe ambasadoreve, kur demokratet te kane shkarkuar ?!
Ty mbase te ben pune nje parti-shoqate ne opozite prandaj lufton kaq fort per vulen, po si mund ta pranojne kete ata demokrate qe prej me shume se 8 vitesh jane nen dhunen dhe persekutimin e Rames ?!
Tani po lufton te mbash vulen sepse justifikimin per humbjen e rradhes e ke gjetur : “Prape fajin e ka Saliu”.