David Beckham, pronar i Inter Miami në MLS nuk ka hequr dorë nga Luis Suarez.
Tashmë një vit e gjysmë më parë, kur sulmuesi u largua nga Barcelona, ish-mesfushori anglez u interesua për uruguaianin i cili më pas vendosi të nënshkruajë me Atletico Madrid.
Kontrata e tij aktuale do të skadojë verën e ardhshme dhe nëse ai nuk rinovon me Colchoneros ai do të jetë në gjendje të provojë një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara.
Mundo Deportivo raporton dhe se ka nje paraakord me Iner Miami ne lidhje me rrogen qe do te perfitoje Pistolero.