David Beckham, pronar i Inter Miami në MLS nuk ka hequr dorë nga Luis Suarez.

Tashmë një vit e gjysmë më parë, kur sulmuesi u largua nga Barcelona, ​​ish-mesfushori anglez u interesua për uruguaianin i cili më pas vendosi të nënshkruajë me Atletico Madrid.

Kontrata e tij aktuale do të skadojë verën e ardhshme dhe nëse ai nuk rinovon me Colchoneros ai do të jetë në gjendje të provojë një aventurë të re në Shtetet e Bashkuara.

Mundo Deportivo raporton dhe se ka nje paraakord me Iner Miami ne lidhje me rrogen qe do te perfitoje Pistolero.