Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, organizuar në Londër nga Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme, Elizabeth Truss. Në këtë takim janë ftuar të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe Sir Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë dhe perspektiva euro-atlantike e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të pranishmit do të rikonfirmojnë vullnetin për një bashkëpunim më të ngushtë të vendeve të rajonit tonë me partnerët amerikane dhe europianë, me qëllim forcimin e stabilitetit, demokracisë dhe prosperitetit në Ballkan.

“Diskutim shumë interesant me kolegët dhe sekretarin e #WB6
@trussliz në Londër. Mirë se vini ?? angazhim në rajon. Duke kërkuar për të bashkëpunuar ngushtë në të ardhmen për të avancuar stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin e #WB6.”- shkruan Ministrja.