“Zonja e Vjetër” kërkon të fitojë 70 milion euro nga shitja e dy yjeve të skuadrës.

Bëhet fjalë për McKennie dhe Kulusevski, dy lojtarë të rinj dhe me mjaft potencial për të arritur të bëhen yje të futbollit.

Për të dy këta është i interesuar Tottenhami. Drejtori sportiv i “Spurs”, Fabio Paratici paraprakisht ka qenë drejtor i Juventusit dhe i konsideron si asete të rëndësishme dy lojtarët.

Të dy këta futbollistë vlerësohen nga Juventus me nga 35 milionë euro dhe vështirë se mund të pranojnë ndonjë ofertë nën këtë shifër.