Vijon ndikimi i masave ajrore të ftohta, por të kthjellëta në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Për pasojë edhe në vendin tonë dita nis me kthjellime por në zonat malore vijojnë të jenë prezent ngricat dhe temperaturat e ulëta. Parashikohet që këto kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ndërsa vranësirat shfaqen në zonat Juglindore duke sjellë reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes po ashtu rritje sjellin edhe orët e mesditës duke luhatur ekstremumet ditore nga -5°C deri në 12 °C.
Era do të fryjë mestare duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgë 3 ballë.