Rita Ora ka zbuluar se ajo ende ndihet ‘shumë në siklet’ për thyerjen e rregullave të pandemisë për ditëlindjen e saj vitin e kaluar.

Këngëtarja 31-vjeçare ishte në qendër të kritikave nëntorin e kaluar kur ajo theu rregullat e rrepta të karantinës për të mbajtur një festë në ditëlindjen e saj të 30-të në “Casa Cruz” të Notting Hill pas një udhëtimi në Afrikën e Veriut, pavarësisht kufizimeve të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur për “The Independent”, Rita e përlotur shprehu keqardhjen e saj për festën dhe uron që kjo të mos kishte ndodhur kurrë.

“Jam tepër e turpëruar. Ndihem ende në siklet. Dhe keqardhja… Është vërtet e vështirë për mua të flas për këtë. Do të doja të kisha bërë një zgjedhje tjetër. Më trishton sepse është diçka që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Njerëzit po bënin sakrifica të mëdha në atë kohë dhe unë i zhgënjeva. Dhe kjo dhemb. Vërtet dhemb”, tregoi Rita.

Këngëtarja u cilësua ‘egoiste’ dhe u gjobit me 10,000 £ nga policia britanike për shkak se të festës në restorantin perëndimor të Londrës në nëntor të vitit 2020.

Festa erdhi në një tjetër thyerje të rregullave pasi ajo kishte fluturuar më parë me avion privat në Kajro më 21 nëntor për të performuar në hotelin “W” me pesë yje. Rita u kthye të nesërmen dhe sipas rregullave të karantinës së qeverisë duhet të ishte izoluar për 14 ditë.