Policia e Shtetit publikoi sot pamje nga operacioni i evakuimit nga forcat “Shqiponja” të një familjeje në fshatin Ferras.

Shërbimet e Policisë ndodhen në ndihmë të banorëve në nevojë, ndërsa prej ditës së djeshme Policia e Shtetit ndodhet në gjendje gatishmërie për çdo ndihmë në situatën e përmbytjeve nga reshjet intensive.

“Momentet kur forcat “Shqiponja” evakuuan një familje në fshatin Ferras. Shërbimet e Policisë janë të angazhuara dhe në gatishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve në nevojë. Për çdo rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.