Ministri Niko Peleshi ka zgjedhur të urojë për festat e fundvitit, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të gjithë shqiptarët me këngën e krijuar me rastin e fushatës së rekrutimeve.
“Ti ke forcën që nderon kombin”është sjellë si një himn për ata që kanë zgjedhur karrierën brenda Forcave të Armatosura, por edhe si një ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat që të bëjnë të njëjtën gjë, duke marrë parasysh vështirësitë, por edhe krenarinë që ky profesion të jep.
Kënga, e cila shoqërohet me pamje nga stërvitjet e efektivëve të forcave të ndryshme të FA në tokë dhe në ajër këndohet nga këngëtarët e mirënjohur, Redon Makashi, Elton Deda, Eneda Tarifa e Saimir Braho si dhe me pjesëmarrjen e veçantë të dhjetëra efektivëve dhe Orkestrës Frymore të FA.