Bardheblutë rikthehen te suksesi. Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në stadiumin “Arena Egnatia” ndaj Egnatias, duke i dhënë fund dy rezultateve negative. Shifrat e këtij takimi u hapën nga Ismajlegeci në minutën e 38′, i cili me një aksion spektakolar dhe një pas perfekt me finte i Seferit, Ismajlgeci realizoi të parin për bardheblutë.
Goli i dytë erdhi në fundin e pjesës së parë, ekzaktësisht në minutën e 45+2′, ku pas një tentative të Taulant Seferit jashtë zone, portieri i rrogozhinasve, Duriç nuk e pret mirë topin, Ngo përfiton nga pakujdesia e portierit dhe shënon golin e dyfishimit dhe të vulosjes së këtij takimi.
Me këtë sukses, Tirana mban kreun e klasifikimit duke grumbulluar 24 pikë, ndërsa Egnatia zhytet në krizë totale ku ka gjashtë ndeshje pa fituar, duke u renditur në vendin e 8 në kuotën e 11 pikëve.
Kukësi nuk ndalet më. Skuadra e Diego Longos ka marrë sot fitoren e tretë radhazi dhe e ka bërë me një goleadë të jashtëzakonshme ndaj Kastriotit, duke e mundur me shifrat 6-1.
Në fakt pjesa e parë pa Kastriotin të krijonte më shumë raste, por duke shpërdoruar para Tafas. Ndërsa në anën tjetër Feijao e Milunoviç ishin të pamëshirshëm duke ndëshkuar Vatën.
Në pjesën e dytë, falë edhe avantazhit, Kukësi luajti më me qetësi dhe ndëshkoi vendasit me çdo hapësirë që gjente para portës. Faijao shënoi dy gola të tjerë ndërsa më pas edhe Taipi e Lulaj tundën rrjetën e krutanëve të cilët shënuan vetëm golin e nderit me Mudrazija.