Ish-kryetarja e Kuvendit, një nga kritiket më të mëdha të Lulzim Bashës, Jozefina Topalli është shprehur se besimi te demokratët është zbehur dhe kjo nuk mund të rikthehet vetëm me një ‘Foltore’ nga Sali Berisha, por është skeptike se këtë gjë nuk mund ta bëjë as Lulzim Basha.

Këtë të fundit e quan një tradhtar të kauzave të opozitës,E ftuar në studion e ‘Report Tv’ në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’, Topalli listoi edhe një listë të atyre që Basha ka deklaruar ndryshe dhe vepronte ndryshe.

“Opozite duhet të mos bashkohet me korrupsionin e qeverisë, nuk mund të dezertonin parlamentin dhe të digjninin mandatet, një forcë politike nuk mund të përjashtojnë njerëz për faktin se kritikojnë kryetarit, nuk mund të anashkalohen forumet, të shkelet statutin apo të kryejnë votime që tregojnë manipulimin e procesit brenda vetes.

Çdo kauzë që ka ngritur Basha ka qenë e tradhtuar, kauza kryesore është se me Ramën nuk hyhet në zgjedhje dhe ngriti çadrën, hyri në zgjedhje tradhtoi çadrën dhe u fut dhe në qeveri.

Pastaj kauza e Rrugës së Kombit, e tradhtoi sërish dhe koncesioni vazhdoi të jepej se betejën e la se familja tij hyri në ndërtesën e biznesmenit.

Kauza e teatrit, kur thoshte nuk do lejojmë zgjedhje locale. Vetë pronconimi nuk hymë në zgjedhje është terrorizëm.

Një parti nuk mundet dot të thotë nuk hyjmë në zgjedhje. Nëse opozita krijon frymën nuk ka truk që e merr. Në 1990 besonte njeri që do të rrëzohej sistemi? kemi treguar se dimë që të përmbysim sistemin”, tha Topalli.

Pyetjes së gazetarit Ilir Babaramo, se çfarë mendimi ka për ‘Foltoret’ e Sali Berishës, Topalli është shprehur se ajo nuk mjafton për të përmirësuar situatën mes demokratëve.

“Besimi nuk fitohet me një akt, duhet të tregosh që ne do të kthejmë votën, që do respektojmë rregullat, që do kemi një lidership, jo një njeri që shitet te forca kundërshtare.

Të tregosh që do të tregosh një skuadër me personalitetet, që përcjellin profesionalizëm dhe integritet. Nëse ne nuk arrijmë që në lidershipin e PD pas këtij procesi që e konsiderojë si fazë të pare, nuk nxjerrim këto emra, nuk kemi realizuar misionin, por nuk kam pse paragjykojë çfarë do ndodhë”, u shpreh Topalli.

Ish-kryetarja vë theksin se ka zero vlerësim për lidershipin e Lulzim Bashës dhe shprehet se për sa kohë ai do të jetë në krye të partisë, rrugët e saj më PD janë të ndara.

Atë e cilëson si të “privilegjuarin” në parti gjatë kohës që PD-ja drejtohej nga Sali Berisha dhe këtë e ka ndjerë dhe e ka thënë edhe me zë të lartë.

“Basha kishte një korsi të veçantë, ndryshe nga të tjerët, e kam ndjerë dhe them e kam thënë.

Kisha dyshime të mëdha në integritetin e tij, se ndjeja që kishte një mungesë të madhe të shkallës së përgjegjësisë.

Bënte udhëzime pa i konsultuar me asnjë njeri, ndryshoi të gjitha pa i diskutuar me njeri, vetëm kur i lexonin në media”, tha ajo.

“Për sa kohë Basha është në krye të PD mua nuk më lidh asgjë, në momentin që do të largohet, do të ndihem si në shtëpinë time, me një kusht që të kenë ato vlera për të cilën unë kam besuar dhe besoj akoma”, shtoi Topalli.

Ambiciet e saj nuk janë për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por nuk e përjashton si mundësi që të jetë pjesë e një grupi pune që po përflitet, për të ringritur këtë forcë politike.

“Nuk besoj se do kandidoj, kam një jetë të gjatë në politikë, mua më mbushin qëndrimet që i quaj të rëndësishme.

Kur del e vërteta jam njeriu që ndihem mirë me ndërgjegjen time, s’kam ambicie për kryetare partie. (…)

Nuk është e rëndësishme nëse do të jem pjesë e bordit, kujtoj që në 1997 kur kemi qenë në krizë është krijuar një grup me disa persona. Një grup i gjerë që jemi shpërndarë në të gjithë Shqipërinë për të ringritur PD, pra një grup tranzicioni deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, dhe mund të jetë opsion, por vendimet do të merren në Kuvend. Më duket logjike, për atë që ka ndodhur në PD në të kaluar”, tha Topalli në Report Tv.