Dhjetori do të jetë një muaj i vështirë për dy shenjat e mëposhtme, por mos u shqetësoni. Ato janë të qëndrueshme dhe do të mbijetojnë.
DASHI-Tensionet dhe grindjet me anëtarët e familjes tuaj nuk do të ndalen. Do të ketë shumë gjëra që ata do të përpiqen t’ju bindin të bëni ose të pranoni dhe ju do t’i refuzoni. Sjelljet agresive kundër jush dhe ndërhyrjet në jetën tuaj personale nuk do të jenë të pakta. Do të ndiheni të bllokuar emocionalisht. Një personi i dashur do të ketë nevojë për kujdesin tuaj.
PESHORJA-Gabimet, keqkuptimet, dhe mashtrimet do të jenë të shumta gjatë muajit dhjetor. Kështu që kujdes me nervat, mundohuni të kontrolloni mendimet dhe emocionet spontane. Merrni kohën tuaj, mendoni, reflektoni pastaj veproni. Shëndeti juaj gjithashtu kërkon vëmendje, veçanërisht nëse nuk kujdesni për veten aq sa duhet.