Ditët e fundit është përfolur për një lidhje të mundshme midis Atdhe Xharavinës, ish konkurrentit të “Përputhen 2”, dhe bukuroshen Efi të “Përputhen 3”.
Dyshja është fotografuar ditën e djeshme, ku “Kryefjala.com” ka njoftuar se ata janë kapur “mat” ndërkohë që shkonin në një dyqan në Tiranë dhe Efi provonte fustane, ndërsa Atdheu e shoqëronte.
Ata dukeshin të afërt pranë njeri-tjetrit, duke ngritur menjëherë aludime për një lidhje të krijuar.
Ndërkohë, ditën e sotme, ish-konkurrenti ka postuar një story në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka përforcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve lidhur me marrëdhënien e tij me Efin.
“Efffffa, sa i lumtur sot”- ka shkruar ai në postimin e tij.
Nga ana tjetër, ende nuk ka një reagim nga Efi.
Kjo e fundit ka qenë një nga banoret më të diskutuara në “Përputhen”, për shkak të pamjes së saj të jashtme, por edhe për takimet e zhvilluara në show, ku më të spikatura kanë qenë takimet me Brunon.
Takimet e tyre kanë zbuluar një anë të panjohur të Efit: faktin që është shumë e çiltër dhe me humor. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe dëshirat për të puthur dhe kafshuar Efin.
Megjithatë, në takimin e fundit ajo pranoi madje edhe pëlqimin për dikë tjetër, por ende nuk dihet nëse e ka pasur fjalën për Atdheun.